Bentley ndërtoi një Continental vetëm për të arritur rekord shpejtësie

Bentley ndërtoi një Continental vetëm për të arritur rekord shpejtësie

Suksesin e kësaj makine, pritet ta shohim në fund të muajit

Gjatë vitit të kaluar, Bentely Bentayga hyri në histori, duke u bërë makina më e shpejtë SUV që e përfundoi Pikes Peak.

Shtegun në lartësi, e kaloi për dhjetë minuta e 49.9 sekonda, me një shpejtësi mesatare prej 105 kilometrash në orë, teksa kaloi rekordin e mëparshëm për rreth dy minuta. Mirëpo, Bentley nuk e ka kryer ende.

Këtë muaj, prodhuesi britanik do të tentojë një rekord të ri, në po të njëjtën garë, me një Continental special.

Makina me 6.0 litra W12 prodhon 626 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 3.6 sekonda. Sistemi brendshëm i makinës, është përshtatur me shtegun malor të Pikes Peak ku ajri është shumë më i rrallë, se në ambientet e zakonshme.

Në mënyrë që të arrijë rekord shpejtësie, Bentley Continental i duhet të kaloi shtegun për dhjetë minuta e 26 sekonda, në garën që zhvillohet më 30 korrik, krahas disa makinave.