Një kaçurrel i flokëve të Beethoven së shpejti në ankand

Një kaçurrel i flokëve të Beethoven së shpejti në ankand

Ludwig van Beethoven njihet gjerësisht për kompozimet e tij muzikore, por ai është gjithashtu i njohur për ondet e flokëve të tij gri.

Dhe së shpejti dikush mund të jetë pronari krenar i një tufe të vogël të flokëve të kompozitorit legjendar gjerman.

Koleksioni do shitet në ankand të martën, me vlerën e tij marramendëse nga 15,000 dollarë dhe 19,000 dollarë. Flokët janë pjesë e koleksionit të përbërë prej Dorëshkrimit të Rëndësishëm të Sotheby-t,  Librit Kontinental dhe  muzikës së tij.

Tufa e flokëve, që Sotheby thotë është "padyshim njerëzor", sigurohet me një fije mëndafshi dhe vjen në një kornizë ovale me xham të shekullit të 19-të.

Prerja e disa fijeve të flokëve për t'i dhënë dikujt nuk ishte një praktikë e pazakontë gjatë shekujve 18 dhe 19.

Sidoqoftë, kur bashkëbiseduesi i Beethovenit, Anton Halm, kërkoi disa nga flokët e kompozitorit në vitin 1826, për t'ia dhënë si dhuratë gruas së tij, ai nuk e mori seriozisht në fillim, sipas Sotheby's.

Halm i kishte kërkuar një miku të përbashkët, violinistit Karl Holz, që të merrte flokët e Beethoven. Por Holz u kthye me disa qime dhie në vend të tyre.

Kur Beethoven mësoi për këtë, ai preu disa nga flokët e tij  dhe ia dhuroi vetë Halmi. Fijet u mbajtën në familjen Halm për vite dhe iu dhanë përfundimisht një nxënësi të Halmit, një pianisti dhe kompozitori që u takua me Beethoven në 1815 dhe luajti për të shpesh, tha Sotheby.

Kjo nuk është hera e parë që flokët e Beethoven ka qenë në shitje.

Sotheby bleu një tjetër tufë në vitin 1994 për dy admirues të Beethoven të cilët më vonë zhvilluan teste  për të përcaktuar pse Beethoven kishte shëndet të keq kronik.

Kjo tufë flokësh u pre ditën që Beethoven vdiq në 1827.