Amber Heard gjen përsëri dashurinë dy vite pas divorcit me Johnny Depp

Amber Heard gjen përsëri dashurinë dy vite pas divorcit me Johnny Depp

Vetëm dy vite pas divorcit të shumëpërfolur me Johnny Depp, Amber Heard ka gjetur sërish dashurinë.

Aktorja 33-vjeçare është lidhur më një të dashur, 8 vjet më i ri se ajo.

Heard u takua me modelin, Milos Drago me anë të miqve të përbashkët rreth 7 javë më parë në një hotel në Neë York.

"Ata kanë qenë të pandashëm që nga ajo kohë", tha një burim. 'Milos ka qenë në LA për të takuar familjen dhe miqtë e Amber”.

Së fundmi, çifti u fotografua duke shijuar një darkë me miqtë dhe familjarët e Heard në një restorant në Malibu.

“Kjo është një marrëdhënie tërësisht ndryshe për të. Johnny ishte shumë më i madh dhe martesa e tyre ishte e paqëndrueshme. Milos është i ëmbël dhe i dashur. Janë shumë të lumtur së bashku”, shtoi burimi.

Martesa 2-vjeçare e Heard me aktorin 55-vjeçar përfundoi në janar 2017 mes pretendimeve se Johhny e sulmoi dhe u përpoq ta mbyste.

Depp i ka mohuar pretendimet dhe ngriti një akuzë për shpifje ndaj Amber.