Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti, Rama mbledh Kryesinë e PS

Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti, Rama mbledh Kryesinë e PS

Kryeministri Edi Rama, thirri sot në një mbledhje kryesinë e Partisë Socialiste në orën 09:00. Në takim u diskutua çështja e shtyrjes së zgjedhjeve lokale nga presidenti Ilir Meta dhe akordimi i fondit për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga tërmeti ne Korçë.

Ndërkohë, një ditë më parë nga Burreli, shefi i qeverisë paralajmëroi se me vendimin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, Ilir Meta ka humbur të drejtën që të qëndrojë në zyrën e Presidentit, një çështje sipas tij që mbetet për t’u diskutuar, raporton TCH.

“Ilir Meta shkroi fatin e tij si President, që humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë. Është në zhvillim e sipër, por ata që udhëheqin lëvizjen ‘Rama ik!’, do ikin vetë”, paralajmëroi shefi i qeverisë një ditë më parë nga Burreli.