Mot me diell sot në Shqipëri

Mot me diell sot në Shqipëri

Sipas MeteoAlb, prezenca e një qendre me presion të lartë atmosferik mbi Ballkan do të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. Kështu, moti i kthjellët do të jetë dominues në të gjithë territorin.

Parashikohet që edhe pasditja të mbetet me të njëjtat kushte meteorologjike ku kthjellimet do të jenë prezente sidomos në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa për sa i përket zonave malore përveç kthjellimeve do të ketë edhe kalime vranësirash të cilat do të largohen gradualisht gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat maksimale duke bërë që termometri në zona të veçanta të arrijë deri në 32 gardë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi verilindor – Lindor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 1- 2 ballë.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare