Britney Spears shijon pushimet me të dashurin në Miami

Britney Spears shijon pushimet me të dashurin në Miami

Britney Spears është duke kaluar kohë të mirë me të dashurin e saj, Sam Asghari, pasi tejkaloi problemet shëndetësore.

Të shtunën, çifti ishte parë duke u argëtuar me njëri-tjetrin, ndërsa po mbanin duart së bashku në Miami.

Ylli i muzikës pop (37 vjeçare) kishte të veshur një palë bikini ngjyrë rozë kurse Asghari (25 vjeç) një palë të shkurtra ngjyrë të kaltër.

Spears kishte kaluar plot 30 ditë në një spital të shëndetit mendor për shkak të ngarkesës së tepërt dhe depresionit të shkaktuar nga sëmundja e rëndë e babait të saj.

Përgjatë 30 ditëve, doktorët ishin kujdesur që artistja të shërohet me përdorimin e medikamenteve të duhura, por edhe me terapitë psikiatrike.

Menaxheri i Spears, Larry Rudolph, gjithashtu ditë më parë ka pohuar se këngëtarja kurrë nuk do të mund të performojë përsëri në mes të betejës së saj me shëndetin mendor.