Sallatë me vezë të ziera

Sallatë me vezë të ziera

Një mënyrë e përsosur për të përdorur vezët e ziera, që u kanë tepruar. Një sallatë e përsosur, që do të mund ta përdorni edhe për të lyer sanduiçët.

Përbërësit:  

4 vezë të ziera

2 qepë të njoma

1 rrënjë selinoje

4 lugë gjelle majonez

1 lugëz mustardë

magdanoz

kripë dhe piper i zi.
 

-Vezët qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.

Qepën e selinon gjithashtu pritini imët e bashkojini me vezët.

Shtoni majonezën, mustardën, kripën e piperin e bashkojini mirë të gjitha.

Para përdorimit, sallatën ftoheni në frigorifer.