83 vjeçari shpëton gruan nga mbytja, më pas vdes nga infarkti

83 vjeçari shpëton gruan nga mbytja, më pas vdes nga infarkti

Shpëtoi të shoqen nga mbytja e më pas vdiq nga infarkti i zemrës. Kjo i ndodhi një 83 vjeçari nga province e Varese-s, Itali.

Tragjedia ndodhi në plazhin e Riminit, ku  çifti bënte pushimet prej 50 vitesh.

Kanë qenë të kota ndërhyrjet: operatorët e shëndetësisë tentuan për shumë kohë ta risillnin në jetë, por nuk kishte mbetur më asgjë për të bërë, shkruan ‘Il Resto del Carlino’.

Sipas asaj që referojnë punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë, dy të moshuarit kishin hyrë në det. Papritur, gruaja rrezikoi të mbytej, pasi ishte ndodhur në një zonë ku uji ishte në nivel të shumë të lartë për të dhe dallgët nuk e lejonin t’i afrohej bregut.

Burri kërkoi menjëherë ta ndihmojë: e tërhoqi deri në një pikë ku ishte më cekët, duke e shpëtuar në këtë mënyrë, transmeton oranews.

Menjëherë pas kësaj, infarkti goditi të moshuarin duke e lënë në mes të detit.

Ndërhyrja e shpejtë kanë ndërhyrë menjëherë. Ulërimat e së shoqes kishin tërhequr vëmendjen e tyre.  Por, fatkeqësisht nuk kishte mbetur më asgjë për të bërë, as më vonë kur erdhën mjetë e urgjencës.

Gruaja është nën shock. Dy të moshuarit kishin pak ditë që ksihin mbërritur në Rimini.