Lady Gaga reagon ndaj akuzave për ndarjen e Cooper me Shayk

Lady Gaga reagon ndaj akuzave për ndarjen e Cooper me Shayk

Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, u ka reaguar fansave të cilët e akuzuan për ndarjen e Bradley Cooper me Irina Shayk.

Ajo ka performuar të shtunën në Las Vegas, teksa gjatë këndimit të “Shallow”, Gaga shpërtheu ndaj fansave dhe u tha të largohen.

Bradley Cooper (44 vjeç) dhe ish-e dashura e tij (33 vjeçe) javën e kaluar bënë të ditur se i kanë dhënë fund romancës katërvjeçare. Çifti filloi të takoheshin në vitin 2015 dhe kanë një vajzë dyvjeçare së bashku.

Nga ana tjetër, spekulimet për më shumë se një miqësi mes Bradleyt dhe Gagas erdhën që pas performancës së tyre në mbrëmjen e “Oscars 2019”, ku dyshja u shfaqën shumë të afërt gjatë interpretimit të këngës së tyre.

Megjithatë, këngëtarja i ka hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se ata janë vetëm miq të mirë.

Përndryshe, Gaga e kishte ndërprerë fejesën me Christian Carinon një muaj më parë, pasi kishte nevojë për përkrahje të fortë në momente të caktuara dhe ky i fundit i dhuronte vetëm xhelozi në momentet më të vështira në jetë.