Bebe Rexha shkëlqen në kopertinën e revistës “Voir Fashion”

Bebe Rexha shkëlqen në kopertinën e revistës “Voir Fashion”

29-vjeçarja ishte e sigurt se do të vazhdonte të jetë në qendër të vëmendjes me xhirimin e saj më të fundit për ‘Voir Fashion Magazine’ pas deklaratave të njëpasnjëshme që bëri.

Këngëtarja e hitit “Say My Name” është shfaqur e tëra në rozë, ku duket e mahnitshme gjersa në fotografinë e radhës për Voir u shfaq në një fustan të shkurtër ngjyrë neon.

Javën e kaluar, Bebe pati një paraqitje të veçantë në ceremoninë e ‘The Fragrance Foundation Awards’, ku dhuroi një çmim për një nga pjesëmarrësit në eveniment.

Theksojmë se Rexha po vazhdon të jetë shumë aktive në industrinë e muzikës, qoftë me projekte apo edhe me koncerte e pjesëmarrje të shumta në festivale.