Bieber sfidon Cruise që të ndeshet me të brenda ‘tetëkëndëshit’ të UFC-së

Bieber sfidon Cruise që të ndeshet me të brenda ‘tetëkëndëshit’ të UFC-së

Ideja e fundit e Justin Bieber ndoshta mund të jetë një mision i pamundur. Autori i hitit “Sorry” të dielën e ka sfiduar aktorin Tom Cruise të luftonte kundër tij në një tetëkëndësh në UFC.

 “Dua ta sfidoj Tom Cruisen për një duel në ‘tetëkëndësh’. Tom nëse nuk e pranon këtë duel luftën, ti ke frikë dhe kurrë nuk do të mund ta harrohesh. Kush do ta organizojë luftën? Dana White (presidenti i UFC-së)?”, ka shkruar ai në Twitter.

Kur marrim parasysh se Tom Cruise është 56 vjeçar, nuk pritet se do të ketë një përgjigje të tij ndaj kësaj sfide që i ka vënë këngëtari Bieber.

Ndërkohë, të shumtë ishin komentuesit që reaguan rreth këtij shkrimi të Justin në rrjetin social, Twitter.

Justin është duke punuar në projekte të reja pasi tash e një kohë kaloi një periudhë të ndjeshme në jetën e tij.

“I don’t care” titullohet kënga e fundit nga ylli i muzikës pop në bashkëpunim me Ed Sheeran.


MË SHUME NGA Magazina