Si do të dukej Stallone në rolin e Terminatorit, mahnitet edhe vet aktori

Si do të dukej Stallone në rolin e Terminatorit, mahnitet edhe vet aktori

Nëse jeni pyetur ndonjëherë se si do të dukej Terminatori, në rast se në vend të Arnold Schwarzeneggerit do ta kishte luajtur Sylvester Stallone, mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Kanali në YouTube,  Ctrl Shift Face, shfrytëzon teknologjinë ‘Deep Fake’ për t’i zëvendësuar aktorët në filmat e popullarizuar.

Ndër montazhet e bëra është edhe zëvendësimi i Schwarzeneggerit me fytyrën e Stallones në filmin Terminator.

Fansat e aktorit janë mahnitur me këtë gjë, ndërsa kjo i ka lënë mbresa edhe vet 72-vjeçarit, i cili e ka shpërndarë videon në profilin e tij në Instagram.

“A është Terminator T-800 Balboa? James Cameron do të të angazhojë kur ta shohë këtë”; “Rambo mos bëj armiq nga robotët” – janë disa prej komenteve të fansave.