Data e zgjedhjeve, KQZ “s’njeh” Presidentin

Data e zgjedhjeve, KQZ “s’njeh” Presidentin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvlerësuar dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve, në një mbledhje urgjente pas vendimit të Metës që sot firmosi para kamerave dekretin për zhdekretimin e zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvlerësuar dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve, në një mbledhje urgjente pas vendimit të Metës që sot firmosi para kamerave dekretin për zhdekretimin e zgjedhjeve.

Nërkohë që kryetari i KQZ-së Klement Zguri është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja duke thënë se asnjëherë më parë dekreti i Presidentit nuk është vënë në diskutim, ka qenë nënkryetari Denar Biba, përfaqësues i PS që ka drejtuar mbledhjen.

Biba e quajti dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm, duke akuzuar Kreun e Shtetit se refuzon të zbatojë urdhërimin kushtetues për caktimin e një date zgjedhjeje.

“Presidenti refuzon të zbatojë urdhërimin që e detyron atë të caktojë datë zgjedhjesh. Sipas nenit 1 të Kushtetutës, qeverisja bazohet në sistem zgjedhjesh periodike, çdo katër vjet. Shfuqizimi i dekretit që përcaktonte datën 30 qershor është shkelje e hapur dhe flagrante e parashikimeve të mësipërme duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh dhe pa proces zgjedhor. Ky dekret nuk sjell asnjë pasojë juridike, ai konsiderohet se nuk ekziston, cdo subjekt që ndesh një akt të tillë nuk i nënshtrohet rregullave të tij dhe nuk e merr parasysh. KQZ ka detyrimin të vijojë punën”- u shpreh Biba.

Sipas tij, ky dekret i dytë që shfuqizon atë të nëntorit, është akt administrativ i pavlefshëm.

“Në kundërshtim me nenin 108 të kodit të procedurave administrative, bie në kundërshtim me dispozitën urdhëruese të kodit. Bie ndesh me parimin e parashikuar nga neni 4 i kodit të procedurës administrative, sipas të cilit organet ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda kufijve të kometencave dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë dhënë këto kompetenca. Presidenti ka diskrecion të caktojë një datë, por jo të shkojë përtej kësaj dhe akoma më keq të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh. Duke shfuqizuar sot dekretin e nëntorit vendi është pa datë zgjedhjesh”- tha ai./TCH