Ka ndërruar jetë reperi amerikan, Bushwick Bill

Ka ndërruar jetë reperi amerikan, Bushwick Bill

Bushwick Bill ka humbur betejën me kancerin në pankreas. Reperi, emri i të cilit është Richard Shaw, vdiq mbrëmë gjersa lajmin e konfirmoi familja e tij.

Reperi xhamajkano-amerikan ishte i rrethuar nga familja e tij kur vdiq në një spital në Houston. Sipas djalit të tij, Javon, fjalët e tij të fundit ishin: “Unë do të të dua gjithmonë”.

Ndërkaq, dje (e diel) në fillim të ditës u raportua se shëndeti i Bill ishte në rënie, porse ishin përgënjeshtruar lajmet për vdekjen e tij.

Bill lindi në Xhamajka, duke u vendosur më pas në New York dhe pastaj në Houston. Karriera e tij me grupin “Geto Boys” filloi si një balerin, duke e quajtur veten ‘Billy Little ‘, e më vonë duke u bërë një reper dhe duke formuar grupin me Scarface dhe Willie D.

Grupi u bë i njohur për tekstet e tyre të veçanta, edhe pse shpesh shkruanin për çështje sociale.