Ashton Kutcher dhe Mila Kunis drejt shkurorëzimit

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis drejt shkurorëzimit

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis dyshohen se kanë probleme martesore dhe janë një hap larg shkurorëzimit.

Dyshja e botës hollivudiane ka kërkuar ndihmën e ekspertëve sepse vetë nuk po mund të zgjidhin problemet e krizës martesore.

Burime të afërta me çiftin kanë pohuar për mediat amerikane se çifti kohët e fundit po fjalosen, por shpresojnë se do të pajtohen pas ndihmës nga një këshilltar martesor.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që po spekulohet rreth problemeve martesore të çiftit të preferuar amerikan dhe duke qenë se janë ende së bashku, nuk dihet nëse ky është vetëm spekulim apo i vërtetë.

Ndryshe, çifti është martuar që nga viti 2015 dhe fëmija i parë erdhi një vit më vonë. Dimitrij ka lindur në fund të vitit 2016.

Theksojmë se Kutcher dhe Kunis nuk dëshirojnë të angazhojnë një dado, e cila do të kujdeset për rritjen e fëmijës pasi që dëshirojnë ta rrisin me forcat e tyre.