Kapet përpunuesi i kanabisit, mes 35 kg një pjesë në formë çokollate

Kapet përpunuesi i kanabisit, mes 35 kg një pjesë në formë çokollate

Policia e Tepelenës ka goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i koduar "Përpunimi" sekuestroi 35 kg kanabis, një pjesë në formë çokollate  si dhe kubikë të kultivuara me fara kanabis.

Në pranga ra poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi  K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate),  si dhe 14 kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme./oranews/