Shoferi nga Tirana përplas me makinë 12-vjeçarin në Elbasan

Shoferi nga Tirana përplas me makinë 12-vjeçarin në Elbasan

Një fëmijë 12 vjeç u lëndua në një aksident rrugor në fshatin Mengël të Elbasanit.

Policia thotë se shtetasi E.P., banues  në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip " Hondai" ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan  për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./oranews/