Pothuajse 600 lloje bimësh janë zhdukur gjatë 250 viteve të fundit

Pothuajse 600 lloje bimësh janë zhdukur gjatë 250 viteve të fundit

Rreth 600 lloje bimësh të egra janë zhdukur në 250 vitet e fundit, sipas një studimi të ri.

Numri i referohet të dhënave dhe jo vlerësimeve dhe është sa dyfishi i zhdukjes së zogjve, gjitarëve dhe amfibëve.

Shkencëtarët thonë se zhdukja e bimëve është 500 herë më e shpejtë sesa pritej.

Në maj, një raport i OKB-së vlerësoi se një milion lloje kafshësh dhe bimësh kërcënoheshin me zhdukje.

"Kjo është hera e parë që kemi një panoramë të zhdukjes së bimëve, ku ka ndodhur dhe sa shpejt po ndodh, " tha Dr Aelys Humphreys nga Universiteti i Stokholmit.

Bimët e zhdukura përfshijnë drurin Sandal të Kilit, i cili u shfrytëzua për vajra esenciale dhe pema e ullirit St Helena me lule të kuqe.

Humbjet më të mëdha janë regjistruar në zonat ishullore dhe ato tropikale, të cilat konsiderohen si shtëpia e pemëve drusore me vlerë dhe njihen për shumëllojshmërinë e bimëve.

Çfarë zbuloi studimi?

Shkencëtarët gjetën se 571 lloje bimësh u zhdukën në dy shekuj e gjysmë, shifër kjo që është sa dyfishi i zhdukjes së zogjve, gjitarëve dhe amfibëve (një total prej 217 llojesh).

Pozitive është se zbulimi i disa bimëve që mendohej se janë zhdukur, siç është zambaku kilian.

Gjithë jeta në Tokë varet nga bimët, të cilat sigurojnë oksigjenin që marrim frymë dhe ushqimin që hamë.

Zhdukjet e bimëve mund të çojë në zhdukjen e organizmave të tjerë që mbështeten në to, për shembull insektet që përdorin bimët për ushqim dhe shumimin e tyre.