Bie 244 metra brenda në vullkan, shpëton mrekullisht burri

Bie 244 metra brenda në vullkan, shpëton mrekullisht burri

Një person është shpëtuar pasi u rrëzua të hënën në liqenin Crater në Oregon, një vullkan i fjetur.

Burri ra rreth 244 metra brenda në kraterin e madh vullkanik pranë fshatit Rims, thanë rojet bregdetare të SHBA.

Ekipet e shpëtimit zbritën 182 metra në krater dhe mund ta dëgjonin duke bërtitur.

Burri, i cili nuk u identifikua, u arrit nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në një spital në Bend për të marrë ndihmën mjekësore.

Gjendja e tij dhe shkalla e lëndimeve nuk dihet ende.

Lartësia e kraterit prej 592 metrash e bën atë liqenin më të thellë në Shtetet e Bashkuara dhe të nëntin në botë, sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar.