Tranguj turshi

Tranguj turshi

Një mënyrë e shpejtë dhe e shijshme për të përgatitur tranguj turshi. E përsosur për fillestarët në kuzhinë.

Përbërësit:  

20 tranguj

2 l ujë

½ filxhan kripë

6 lugë gjelle sheqer

4 filxhanë ujë

4 filxhanë uthull molle

kurkuma

4 lugë gjelle fara mustarde

1 lugë gjelle fara selinoje.

-Kripën hidheni në 2 litra ujë.

Shtoni edhe trangujt e prerë në rrathë dhe lërini të pushojnë për 2 orë.

Pastaj lajini mirë dy herë dhe kullojani ujin.

Në një enë bëni bashkë 4 filxhana ujë me uthull, kurkumën dhe farat e mustardë dhe selinos.

Lërini të marrin një valë e më pas shtoni trangujt.

Vazhdojeni zierjen edhe për 10 minuta në zjarr të ulët.

Pas kësaj, trangujt vendosini në kavanozë të sterilizuar.

Ruajini në vend të ftohtë dhe të errët.