Arrestohet babai që rrahu djalin

Arrestohet babai që rrahu djalin

Në fshatin Gjyrkovc të Shtimes është arrestuar një person i dyshuar i komunitetit ashkali, pasi siç njofton policia, pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.