Arrestohen tetë persona për rrahje në Landovicë

Arrestohen tetë persona për rrahje në Landovicë

Në fshatin Landovicë të Prizrenit janë arrestuar tetë persona të dyshuar pasi janë përleshur fizikisht në mes vete.

Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia bën të ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.