Zaev: Ne nuk kërkojmë të bëhemi anëtare e BE-së menjëherë

Zaev: Ne nuk kërkojmë të bëhemi anëtare e BE-së menjëherë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot ka zhvilluar takim me homologun e tij çek, Andrej Babish.

Ai ka falënderuar Babish për përkrahjen e shtetit çek duke theksuar, se e gëzon fakti që ky shtet paralajmëron investime në vend.

“Komisioni evropian në raportin e sivjetmë ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe të pastër për të filluar bisedimet, dhe vendi jonë është bërë shembull për të gjithë rajonin. Caktimi i datës për fillim të bisedimeve nuk do të thotë shpërblim për vendin tonë. Gjithë kjo do të thotë energji e re. Ne si shtet kemi plotësuar të gjitha kërkesat nga ana jonë, tash radhën e ka BE. Shpresoj se përveç mbështetjes, së shpejti do të ratifikohet edhe Protokolli përmes vendimeve të Kuvendit Çek. Është e qartë se Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Jemi në rrugë që këtë vit të shpallim vitin ekonomik për vendin. Investimet e huaja i kanë dhënë rezultatet e para , mirëpo gjithashtu ekziston hapësirë e madhe midis nesh” ka theksuar Zaev.

“Ne nuk po kërkojë të bëhemi menjëherë anëtare e BE-së. Dëshirojmë që të vazhdojë mbështetja drejt anëtarësimit në BE. Ne jemi shembull për marrëdhënie bilaterale me të gjithë fqinjët tanë”, ka shtuar ai./AlsatM/