Kriza politike, Rama takime me krerët e BE-së në Bruksel

Kriza politike, Rama takime me krerët e BE-së në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur një vizitë punë në Bruksel, ku do të takojë zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.

Raportohet se në orën 17:00 kryeministri do të ketë një takim me shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian, Frederica Mogherini.

Më pas, shefi i ekzekutivit shqiptar do të zhvillojë një takim edhe me Kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe me presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Juncker./lapsi.al