Zgjedhjet lokale në Korenë e Veriut më 21 korrik

Zgjedhjet lokale në Korenë e Veriut më 21 korrik

Këto do të jenë zgjedhjet e dyta në Korenë e Veriut këtë vit pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në shkurt, në të cilën u zgjodhën 687 anëtarë të Parlamentit të Lartë Popullor.

Autoritetet e Koresë së Veriut njoftuan sot se zgjedhjet vendore dhe rajonale në këtë vend do të mbahen më 21 korrik.

Duke iu referuar deklaratave të udhëheqësve të Parlamentit të Koresë së Veriut, agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) raporton se votuesit në këtë vend do të zgjedhin kuvendet rajonale, si dhe këshillat komunalë dhe të qytetit më 21 korrik.

Votuesit do të zgjedhin edhe guvernatorët dhe kryebashkiakët.

Këto do të jenë zgjedhjet e dyta në Korenë e Veriut këtë vit pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në shkurt, në të cilën u zgjodhën 687 anëtarë të Parlamentit të Lartë Popullor.

Zgjedhjet e mëparshme lokale në Korenë e Veriut u zhvilluan katër vjet më parë kur u zgjodhën 28.452 përfaqësues të kuvendit rajonal dhe lokal. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 99,99 për qind.

Të drejtë vote në Korenë e Veriut kanë qytetarët më të vjetër se 17 vjeç.

Koreja e Veriut ka sistem njëpartiak, ndërsa zgjedhjet e para lokale në këtë vend janë mbajtur para dy dekadave.

Ndonëse në zgjedhjet në Korenë e Veriut kryesisht votojnë më shumë se 99 për qind e zgjedhësve, parashtrohen shumë pyetje lidhur me rregullsinë e procesit zgjedhor në këtë vend. Zgjedhjet kryesisht shquhen si festival i përkushtimit dhe konfirmimin e plebishitit të mbështetjes për institucionet në pushtet të udhëhequr nga udhëheqësi i vendit Kim Jong-un./aa/