Egjipti kërkon skulpturën e artë të Tutankhamun-it nga Britania

Egjipti kërkon skulpturën e artë të Tutankhamun-it nga Britania

Para do kohe mediat egjiptiane dhe britanike paralajmëruan se më 4 korrik në Londër do të organizohet shitja e ankandit të një skulpture të veshur me ar të kreut të faraonit Tutankhamun.

Autoritetet e Egjiptit kanë kërkuar nga Britania e Madhe që t’ua kthejë skulpturën e artë të faraonit Tutankhamun, një nga sundimtarët më të njohur të Egjiptit të lashtë i cili ka sunduar nga viti 1334 deri në vitin 1323 para erës sonë.

Para do kohe mediat egjiptiane dhe britanike paralajmëruan se më 4 korrik në Londër do të organizohet shitja e ankandit të një skulpture të veshur me ar të kreut të faraonit Tutankhamun.

Ministria e Jashtme e Egjiptit reagoi ndaj këtij njoftimi dhe kërkoi nga autoritetet britanike të ndalojnë menjëherë shitjen.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Egjipti kërkon kthimin e skulpturës së vlefshme dhe pret përgjigjen e Londrës zyrtare.

Autoritetet egjiptiane për ndihmë iu drejtuan edhe Shtëpisë së ankandit e cila paralajmëroi shitjen si dhe Zyrës së UNESCO-s./aa/