Kryeministri japonez do të vizitojë Iranin mes sanksioneve të SHBA-ve

Kryeministri japonez do të vizitojë Iranin mes sanksioneve të SHBA-ve

Shinzo sot realizoi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, në të cilën dy liderët shkëmbyen pikëpamjet mbi çështjet rajonale, duke përfshirë situatën në Iran.

Mes sanksioneve nga SHBA-të për Iranin, nga e mërkura kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, do të fillojë vizitën e tij shtetërore në Teheran.

Siç raportojnë mediat lokale, sekretari japonez i kabinetit qeveritar, Yoshihide Suga, bëri të ditur se Abe sot realizoi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, në të cilën dy liderët shkëmbyen pikëpamjet mbi çështjet rajonale, duke përfshirë situatën në Iran.

Asnjë detaj tjetër nuk u nda në lidhje me telefonatën gati 20 minutëshe.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit janë rritur që kur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Washingtonin nga pakti ndërkombëtar i fuqive botërore me Iranin për të penguar programin e tij bërthamor.

Administrata e presidentit amerikan vazhdoi me disa veprime që synonin të fundosin marrëveshjen, duke përfshirë ri-imponimin e sanksioneve amerikane mbi naftën iraniane, të cilat kanë hyrë në fuqi muajin e kaluar.

Të gjithë aleatët e Washingtonit, përfshirë Tokion, janë të ndaluar të tregtojnë me Teheranin. Sanksionet kanë goditur rëndë shitjet e naftës në Iran.

Shinzo Abe do të jetë kreu i parë japonez që do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Iran që nga Revolucioni Islamik i viteve të 70-ta.

Ai do të takohet me presidentin iranian, Hassan Rouhani dhe udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatolla Ali Khamenei.

Vizita e kryeministrit japonez në Iran vjen pothuajse dy javë pasi Trump vizitoi Japoninë, ku ai mbështeti përpjekjet e Abe-s për inkurajimin e Iranit për t’u angazhuar në dialog.

Teherani ka akuzuar SHBA-të për luftë ekonomike kundër vendit.

“Kjo luftë është e rrezikshme për rajonin, botën dhe rendin ndërkombëtar”, tha dje kryediplomati iranian, Javad Zarif.


MË SHUME NGA Bota