Rihanna flet për herë të parë për lidhjen me biznesmenin miliarder

Rihanna flet për herë të parë për lidhjen me biznesmenin miliarder

Rihanna ka dhënë një intervistë të rrallë ku foli hapur për jetën dashurore.

Ndërsa u pyet se kur do martohej me të dashurin miliarder Hassan Jameel.

Këngëtarja 31-vjeçarja, e cila është në një lidhje me Hassan prej dy vitesh, e ka mbajtur shumë private lidhjen e tyre.

Gjatë një interviste me Sarah Paulson, Rihanna u pyet se me kë ishte në një lidhje.

Dhe përgjigjja e këngëtares ishte "kërko në Google".

Ndërsa pyetjes nëse është e dashuruar iu përgjigj "sigurisht që jam".

Më pas Paulson e pyeti se a do të martohet, ylli i popit u mendua pak dhe tha "vetëm Zoti e di këtë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh apo jo?".

Paulson po ashtu e pyeti se a dëshiron të bëhet nënë dhe këngëtarja konfirmoi duke thënë "më shumë se çdo gjë në jetë."