Aktori 68-vjeçar për Gomez: Do e njoftoja me mamanë, nëse do ishte gjallë

Aktori 68-vjeçar për Gomez: Do e njoftoja me mamanë, nëse do ishte gjallë

Bill Murray ka treguar sesa shumë e admiron kolegen e tij Selena Gomez, me të cilën shkëlqeu në filmin Zombie, ‘The Dead Don’t Die’.

Aktori ishte të hënën në premierën e filmit në Museum of Modern Art, New York. 68-vjeçari pranoi se e kishte gjykuar gabim aktoren para se të punonin së bashku për filmin horror.

"Mësova se e pëlqeja, mësova se çfarëdo paragjykimi që kisha për dikë me 55 milionë apo miliard ndjekës, ndoshta do ishte shumë më ndryshe, ajo doli shumë më ndryshe nga sa mendoja", tha ai. "U kënaqa shumë me të. Më pëlqen shumë".

Në fakt, Murray shtoi se i pëlqeu aq shumë 26-vjeçarja saqë do ia prezantonte nënës së tij të ndjerë, nëse do e kishte takuar kohë më parë.

"Nëse nëna ime do ishte gjallë, do ia kisha dërguar në shtëpi", shtoi aktori, para se të thoshte me shaka "nënë, dua që të takoj me Selenën".

Shoqëria mes dy aktorëve nxiti shumë thashetheme në media, pasi Selena postoi disa foto me Bill duke u shprehur se do martohej me të.

Shumë media aluduan nëse lajmi ishte i vërtetë apo jo, por mesa duket thjesht ka qenë një shaka mes dy miqsh të mirë.