E nxorën nga deti, ndërron jetë në spital 70-vjeçari

E nxorën nga deti, ndërron jetë në spital 70-vjeçari

Një person i moshës 70-vjeçare ka vdekur sot derisa ishte duke u larë në Durrës.

Rasti ka ndodhur në afërsi të pistës “Iliria”, ku një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë. Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qenë arrest kardiak, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin e kufomës.

Ndryshe, një ditë më parë një tjetër i moshuar nga Durrësi u mbyt në det./tch/