Sekreti i martesës së Paltrow: 4 ditë i kaloj me burrin, 3 të tjera e vetme

Sekreti i martesës së Paltrow: 4 ditë i kaloj me burrin, 3 të tjera e vetme

Edhe pse praktikisht sapo kanë filluar jetën si të martuar, Gwyneth Paltrow dhe bashkëshorti, Brad Falchuk nuk jetojmë së bashku. Dyshja jetojnë një jetë krejtësisht jokonvencionale.

Çifti u martua në shtatorin e vitit të kaluar pas së cilës shkuan në Maldive me fëmijët e tyre për muajin e mjaltit. Në Maldive, ajo u bashkua me ish-bashkëshortin e saj, muzikantin Chris Martin.

Ajo në një intervistë për “Sunday Times”, zbuloi se me burrin e saj kalon katër ditë në javë dhe se tre të tjera fle në “shtëpinë e saj”.

“Të gjithë miqtë e mi që janë të martuar mendojnë se mënyra që unë jetojë është ideale dhe ne nuk duhet ta ndryshojmë atë”, tha Gwyneth.

Ndryshe, aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqën në ekranet e mëdha të kinemave.