Durrës, i vë zjarrin 67-vjeçarit; arrestohet autori

Durrës, i vë zjarrin 67-vjeçarit; arrestohet autori

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 65 vjeçar në lagjen numër 6 të qytetit pasi ka tentuar të djegë një person.

65-vjeçari I.R. i ka hedhur lëndë djegëse 67-vjeçarin K.Sh. dhe i ka vënë zjarrin. E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të moshuarve për lojën e dominos. Fatmirësisht 67-vjeçari K.Sh. ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndaj autorit të ngjarjes ka nisur procedimi penal për plagosje të rëndë me dashje./a2news/