BDI, Ahmeti shkarkon të gjithë kryetarët e degëve të partisë

BDI, Ahmeti shkarkon të gjithë kryetarët e degëve të partisë

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të BDI-së, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vendosur shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve dhe nëndegëve partiake.

Sipas vendimit të partisë asnjëri nga kryetarët e shkarkuar nuk ka të drejtë rikandidimi në pozicionin e njëjtë. Në vend të kryetarëve të shkarkuar janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. /Alsat-m


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare