Kociançiq: KE i njeh rezultatet e reformave në Shqipëri

Kociançiq: KE i njeh rezultatet e reformave në Shqipëri

Zëdhënësja e BE-së për Politikën e Jashtme, Maja Kociançiq ka reaguar në Twitter pas takimit që Federica Mogherini zhvilloi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ajo tha se Komisioni Evropian i ka njohur rezultatet e prekshme të reformave, veçanërisht me reformën në drejtësi.

“Federica Mogherini mirëpriti sot në Bruksel kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas rekomandimit të Komisionit Evropian për Këshillin e Evropës për të hapur negociatat, duke njohur rezultatet e prekshme të reformave, në veçanti me reformën në drejtësi”, shkruan zëdhënësja e Mogherinit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Rama do të takohet edhe me drejtues të tjerë të Bashkimit Evropian, të cilëve do t’u kërkojë hapjen e negociatave për Shqipërinë./tch/