​BDI del me sqarim për shkarkimin e kryetarëve të degëve

​BDI del me sqarim për shkarkimin e kryetarëve të degëve

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas pohimeve rreth shkarkimit të kryetarëve të degëve të kësaj partie.

Në një komunikatë për media thuhet se nuk ka pasur asnjë shkarkim të kryetarëve të degëve aktuale, por atyre u ka skaduar mandati vitin e kaluar.

“Në mbledhjen e kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm, para zgjedhjeve presidenciale, u formua grupi përgjegjës për mbajtjen e kuvendit rinor dhe të grave, ri-regjistrimit të anëtarësisë, mbajtjes së zgjedhjeve në këshilla vendor dhe degë si dhe organizimin e kongresit zgjedhor të BDI. Për këtë, në mbledhjen e djeshme të kryesisë u përcaktuan përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve në çdo degë. Pas këtij procesi zgjedhor, vijon organizimi i kongresit zgjedhor të BDI”, thuhet në sqarim.