Prekazi: Koha është duke punuar për futbollin kosovar

Prekazi: Koha është duke punuar për futbollin kosovar

Kosova U21 ka shënuar fitore e radhës ndaj Turqisë me rezultat 3 -1.

Pas ndeshjes në konferencë për shtyp u paraqit trajneri i kombëtares së Kosovës U21, Rafet Prekazi.

Prekazi falënderoi lojtarët, të cilët kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje. 

"Jam shumë i lumtur me këtë fitore, përgëzoj lojtarët për një ndeshje fantastike të zhvilluar sot. E kam thënë edhe më herët dhe do ta them vazhdimisht që koha është duke punuar për futbollin e Kosovës. Më vjen mirë që kishte shumë tifozë të pranishëm, falënderoj Dardanët të cilët na dhanë një përkrahje të madhe gjatë gjithë ndeshjes. Për një ekip që është pranuar që dy vite në UEFA, 7 gola për dy ndeshje mendoj që nuk janë pak", tha Prekazi.

Me këtë fitore Kosova renditet e para në grup me gjithsej 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.