Zhvillimi i sektorit të IT-së në Kosovë

Zhvillimi i sektorit të IT-së në Kosovë

Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, së bashku me ekspertë të sektorit të IT-së në Kosovë sot do të diskutojnë rreth zhvillimit të këtij sektori në vend.

Diskutimi në formën e tryezës së rrumbullakët mbahet prej orës 10:00 në Europe House dhe është pjesë e aktiviteteve në kuadër të Fushatës për Zhvillim Ekonomik “Të flasim për ekonominë”.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth mbështetjes së Bashkimit Evropian ndaj këtij sektori, planeve për të ardhmen, tërheqjes së investitorëve të huaj në këtë fushë, kualitetin e produkteve dhe përshtatjen e tyre për tregun dhe standardet e BE-së, sigurinë e produkteve dhe problemet e mundshme në të cilat momentalisht kalon ky sektor i rëndësishëm


MË SHUME NGA Tech