“Hibridi” që peshon mbi 300 kilogramë, gjysmë luan e gjysmë tigër

“Hibridi” që peshon mbi 300 kilogramë, gjysmë luan e gjysmë tigër

Një tigër “hibrid” që peshon hiq më pak se 320 kilogramë, është krahasuar me një tigër prehistorik me dhëmbë shumë të mprehtë. Pesëvjeçari Apollo është “hibrid” i luanit mashkull dhe tigrit femër.

Fotografitë mbresëlënëse të kafshës ku shihet përkrah Mike Holston dhe Kody Antle që e kishin nxjerr për shëtitje në plazhet e bukura të Karolinës së Jugut, tregojnë më së miri se për çfarë përmasash bëhet fjalë.

Madje disa e kanë krahasuar me specien më të madh prehistorike, tigrin me dhëmbë shumë të mëdhenj dhe të mprehtë që peshonte 400 kilogramë.

Ky lloj i rrallë i hibridit për herë të parë ishte shfaqur në shekullin e 19-të në Indi dhe ishte habi e madhe, kjo për faktin se luanët dhe tigrat jetojnë larg njëri-tjetrit. Besohet se më pak se njëmijë prej tyre ekzistojnë sot në botë.