Botë më paqësore, pavarësisht konflikteve

Botë më paqësore, pavarësisht konflikteve

Bota është bërë më e sigurt, për herë të parë gjatë pesë viteve të fundit, pavarësisht konflikteve edhe pse ajo është shumë më pak paqësore se sa një dekadë më parë, theksoi një grup ekspertësh të Institutit për Ekonominë dhe Paqen.

Indeksi Global i Paqes për vitin 2019 renditi Islandën si kombin më paqësor në botë për të 11-in vit radhazi, bazuar në 23 faktorë, përfshirë konfliktet e brendshme dhe të jashtme, shpenzimet ushtarake, terrorizmin si dhe vrasjet dhe krimet.

‘’Afganistani ishte në fund të indeksit, i pasuar nga Siria, Sudani Jugor, Jemeni dhe Iraku”, sipas sondazhit të botuar nga instituti i lartpërmendur, ndërsa për vendet evropiane  17 nga 25 vende rezultuan paqësore.

Ukraina regjistroi përmirësimin më të madh që nga viti 2018, ndërsa Nikaragua tregoi përkeqësimin më të madh.

‘’Më shumë se 400 milionë njerëz jetojnë në zonat me nivele të ulëta të paqes dhe rrezik të lartë nga ndryshimet klimatike, me Afrikën Subsahariane në rrezikun më të madh të faktorëve të mjedisit që përkeqësojnë konfliktet”, theksoi ky institut.

”Rreth 103 milion njerëz në tetë nga vendet më pak paqësore gjithashtu jetojnë në zona të rrezikshme të klimës”, shtoi ai. /ATSh