Kristen Stewart rikthehet me të dashurën Stella Maxwell

Kristen Stewart rikthehet me të dashurën Stella Maxwell

Kristen Stewart dhe Stella Maxwell janë kthyer së bashku pas ndarjes në dhjetor 2018.

Aktorja dhe modelja u fotografuan të kapura për dore në New York mbrëmjen e së hënës, ndërsa po shëtisnin bashkë.

Kristen dhe Stella u ribashkuan kohët e fundit pas ndarjes së tyre në dhjetor. Ato kanë qenë së bashku që nga viti 2016.

Një burim tha për Us Weekly se aktorja dhe ylli i Victoria Secret janë kthyer zyrtarisht së bashku pas ndarjes 6 mujore.