Thaçi ndan medalje për Wesley K. Clarkin

Thaçi ndan medalje për Wesley K. Clarkin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar me medlje “Urdhri i Lirisë” ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley K. Clark.

“Dëshiroj ta falënderoj gjeneralin Clark për ardhjen e tij në Kosovë – në shtëpinë e tij, në mesin e njerëzve që e duan dhe respektojnë”, ka thënë Thaçi.

“20 vjet pas çlirimit, është i veçantë edhe për ne edhe për të, pasi ka ndodhur me kontributin e jashtëzakonshëm të tij”.

“Kishim kënaqësi që edhe dje edhe sot kemi zhvilluar biseda me Presidentin Clinton dhe Sekretaren Albright dhe në çdo bisedë kemi vlerësuar lart lidershipin e guximshëm dhe vendimtar tuajin, që diktatori Millosheviq të largohej dhe populli i Kosovës ta fitonte lirinë”, tha Thaçi.

 

 


MË SHUME NGA Aktuale