LIVE-20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s

LIVE-20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s

Sot në Prishtinë do të shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s. Shënimi i kësaj dite të rëndësishme për Kosovën do të mbahet në qendër të Prishtinës e ku do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Në këto momente nga të gjitha anët e Kosovës kanë filluar të mblidhen qytetarët e Kosovës, për marrë pjesë në manifestimin qendror që do të mbahet në Prishtinë.

Policia e Kosovës, për të mbarëvajtjen e manifestimit, ka bllokuar disa rrugë për automjete.

Nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Aty do të ketë shumë qytetarë të cilët do të mundë t’i përshëndesin dy figurat të cilat dhanë shumë për lirinë e Kosovës.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale