Kanos me armë zjarri kushëririn, arrestohet 62-vjeçari në Tropojë

Kanos me armë zjarri kushëririn, arrestohet 62-vjeçari në Tropojë

Policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar në Tropojë pasi kanosi me armë zjarri kushëririn e tij.

Në pranga ra shtetasi me iniciale Z.A., banues në fshatin Kasaj. Dyshohet se për motive të dobëta, ai kanosi 57-vjeçarin me iniciale R. A., banues po ashtu në fshatin Kasaj.

"Z.A., 62 vjeç, u arrestua pasi në fshatin Kasaj, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri kushëririn R.A., 57 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë", raporton policia.

Uniformat blu po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"./oranews/