Sulmohet me raketë Aeroporti Abha i Arabisë Saudite, disa të plagosur

Sulmohet me raketë Aeroporti Abha i Arabisë Saudite, disa të plagosur

Të paktën 26 persona janë plagosur pasi aeroporti Abha i Arabisë Saudite u godit nga një raketë.

Raketat mendohet se janë nisur nga grupi Houthi i Jemenit dhe goditën sallën e hyrjeve në aeroport në jugperëndim të vendit.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të plagosurit përfshijnë tri gra jemenase, indiane dhe saudite dhe dy fëmijë sauditë, konfirmoi një zëdhënës i Koalicionit për Rivendosjen e Legjitimitetit në Jemen.

Kolonel Turki Almalki tha se tetë vetë u dërguan në spital me lëndime të moderuara, ndërsa 18 u trajtuan në vendngjarje për lëndime të lehta.

Një pjesë tjetër e aeroportit gjithashtu pësoi disa dëme fizike.

Sulmi i fundit vjen një ditë pasi Arabia Saudite tha se kapi dy dronë të lëshuar nga grupi i lidhur me Iranin, i cili kontrollon një pjesë të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Koalicioni Saudit-Emirate ka rritur sulmet ajrore në pozicionet Houthi në provincën veriore të Jemenit të Hajjahut.

Në përgjigje, rebelët kanë intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë në mbretëri mes tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, aleati kryesor i Arabisë Saudite.