Palmer pritet të takojë udhëheqësit për taksën

Palmer pritet të takojë udhëheqësit për taksën

Në Prishtinë ndodhet zëvendësndihmës Sekretari amerikan i shtetit Metju Palmer, me qëllim për të përafruar qëndrimet lidhur me rifillimin e dialogut mes  Kosovës dhe Serbisë.

Siç dihet më 1 dhe 2 korrik do të mbahet samiti i Parisit, mirëpo për shkak të qëndrimeve të pandryshuara të kryeministrit Haradianj rreth taksës, nuk përjashtohet dështimi i këtij Samitit.

Në Kosovë zëvendësndihmës Sekretari amerikan i shtetit Methju Palmer, prite të ketë takime me liderët e vendit, ndërsa Radio Kosova merr vesh se ai ka caktuar edhe një takim me përfaqësuesit të shoqërisë civile dhe mediave. Para se të vinte në Prishtinë, Palmer ka qëndruar në Beograd ku kishte takuar Presidentin e Serbisë Aleksander Vuciq.

Palmer mediave serbe u kishte deklaruar se SHBA-ja në mënyrë të qartë ia ka bërë me dije Prishtinës se duhet heqë, apo suspendojë për një kohë të caktuar  taksën ndaj mallrave të Serbisë. Sidoqoftë, Palmer ka deklaruar se idetë që po qarkullojnë në Beograd se SHBA-ja mund ta detyrojë qeverinë e Kosovës ta heqë taksën nuk janë të vërteta dhe nuk janë fer.

Në një intervistë për Fonet, Palmer kisht deklaruar se “Kosova ka politikën e saj dhe mund të sjellë vendime në mënyrë të pavarur”. Megjithatë, Palmer ka shtuar se SHBA-ja ka një lloj ndikimi tek udhëheqësit e Kosovës dhe këtë ndikim po përpiqet ta shfrytëzojë në mënyrë konstruktive.   

Palmer, ka precizuar se Uashingotini zyrtar kërkon që taksa të hiqet nga tavolina, pasi ajo është bërë pengesë e përparimit. Sidoqoftë, ka thënë Palmer, Beogradi duhet të negociojë për heqjen e taksës me Prishtinën dhe jo me SHBA-në.

Palmer ka theksuar me ironi se “nëse arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ajo mund të nënshkruhet kudo, në Bruksel, në Uashington apo edhe hënë.

 Fadil Gashi


MË SHUME NGA Aktuale