12 qershor 1999!-Dita e Desantit

12 qershor 1999!-Dita e Desantit

Rrëfime në veten e parë

Çdo gjë fillon me një ëndërrr e cila assesi nuk shuhet! Një herë në jetë, një bubullimë e mbushur me guxim të frymëzimit të pastër, e mund obsesionin e hidhur, për ti lënë rradhën një jete të re. Secili që dëshiron ta bëjë botën një vend më të mirë, bëhet i fiksuar nga një ide e madhe. Por çfarë nevojitet që kjo ëndërr të realizohet?

Në rastin e shqiptarëve të Kosovës, u desh bashkimi I forcave më të mëdha botërore  për të sjellë ditën e lirisë, ditën e ri-ngjalljes, ditën e shpresës-12 qershor 1999!

Ka shumë data tjera të rëndësishme kalendarin e motmoteve kosovare, si ajo e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, pavarësia, e shumë të tjera, por kjo e 12 qershorit mbetet datë e shënjuar dhe e pa-zëvendësueshme në kujtesën e shqiptarëve të Kosovës, ndriçimi i së cilës është vështirë të përshkruhet.

Bota vazhdon t’i kujtojë pamjet e asaj dite kur të gjallët e luftës së tmerrshme, me lot gëzimi e me thirrje “NATO, NATO”… uronin mirëseardhje për ushtarët e NATO-s, të cilët i konsideronin shpëtimtarë të tyre.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka filluar largimi i forcave serbe.

Që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga okupatori serb.

Si zbarkuan këto trupa, si i pritën qytetarët e vendit tone…., sjellim Rrëfime Në Veten E Parë nga të katër anët e vendit.

Tektonia ajrore e cila ndodhi më 24 mars, u përkthye ne një tektoni shpirtërore dridhjet e së cilës i ndiejmë të gjithë edhe sot.

…dhe pastaj, të patrembur, asnjë gjurmë e errët e shpirtit të plagosur, nuk arriti të pengonte ballafaqimin me shpirtin e ndritshëm dhe jetën që buroi në vend. 

Radiodokumentarin e plotë, punuar nga Afërdita Rushiti, ju ftojmë ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: