"I’m a mess” e Bebes certifikohet si “Platinum” nga industria e muzikës

"I’m a mess” e Bebes certifikohet si “Platinum” nga industria e muzikës

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, vitin e kaluar publikoi albumin “Expectations”, që u prit shumë mirë nga fansat e saj.

 “I’m a mess” ishte hiti absolut i këtij albumi, i cili u realizua edhe me klip dhe është dëgjuar e klikuar me miliona herë.

Së fundmi, kjo këngë është certifikuar nga RIAA si “Platinum”, pasi ka arritur të shitet mbi një milionë herë nga albumi.

E lumtur për këtë sukses, Bebe Rexha, ndau me ndjekësit e saj këtë njoftim, duke thënë se një sukses të tillë nuk e kishte pritur.

“Kush e dinte se shkrimi i një kënge për të qenë një rrëmujë dhe pasiguritë e mia do të shkonin në platin? Mirënjohëse. Faleminderit Warner Music dhe të gjithë fansat që kërkuan këngën time në radio”, ka shkruar artistja shqiptare.

Përndryshe, “Going Gold” është gjuha e industrisë muzikore për shitjen e 500.000 kopjeve të një albumi. “Going Platinum” do të thotë albumi ka shkuar në hapin tjetër, duke dyfishuar shitjet në 1 milion kopje.