Gjendet moduli i humbur i Apollo 10?

Gjendet moduli i humbur i Apollo 10?

Astronomët thonë se janë `98% të bindur` se kanë gjetur vendin e zbritjes pas 50 vjetësh në orbitë të modulit hënor nga misioni Apollo 10.

Pesëdhjetë vjet pasi u shkatërrua në hapësirë, shkencëtarët besojnë se mund të kenë gjetur modulin e fundit hënor të mbetur nga misionet e Apollo.

Apollo 10 u lansua në maj të vitit 1969.Tani, pas një kërkimi të përpiktë përmes të dhënave optike, një ekip i kryesuar nga astronomi Nick Howes thotë se janë '98 për qind të bindur se kanë gjetur modulin e humbur.

Howes i përshkroi gjetjet gjatë një konference në Festivalin e Shkencës Cheltenham në Britani të Madhe fundjavën e kaluar.

Shkencëtarët kanë kërkuar Snoopy që nga viti 2011, kur Howes filloi me parë përpjekjen për të gjetur modulin e humbur.

Nëse moduli është gjetur me të vërtetë, ai do të kthehet në Tokë dhe do të jetë një nga vlerat më të mëdha historike, transmeton KosovaPress.

Çfarë i ndodhi modulit lunar?

Misionet e Apollo u mbështetën në anijen kozmike me tre pjesë për të marrë ekuipazhin në mënyrë të sigurt në Hënë dhe për ta kthyer prapa. Kjo përbënte modulin e komandës, modulin e shërbimit dhe modulin hënor.

Pasi ekuipazhi përfundoi misionet e tyre pranë Hënës dhe në vetë Hënën, i vetmi komponent i aftë për të mbijetuar ri-hyrjen në Tokë u shkatërrua.

Pjesët e modulit mendohet të jenë përplasur qëllimisht në Hënë ose u lejuan të digjen në atmosferën e Tokës.

'Snoopy' i Apollo 10 u bë i vetmi modul hënor për të mbijetuar pasi u shpërnda në hapësirë dhe përfundoi në orbitën rreth Diellit.

Derisa shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur vendndodhjen e tij, ende nuk dihet saktë derisa të bëhen vëzhgime të tjera më të detajuara.