Haradinaj: Në 20 vjetorin e çlirimit, i bëjmë thirrje për pajtim Serbisë

Haradinaj: Në 20 vjetorin e çlirimit, i bëjmë thirrje për pajtim Serbisë

Në fjalimin e tij në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e interesuar për pajtim për Serbinë

Haradinaj ka thënë se Kosova i bën thirrje Serbisë për pajtim, me qëllim që qeverisja të fokusohet në mirëqenien e qytetarëve.

“Paqen e bëjnë të fuqishmit. Populli ynë po do të pajtohet me Serbinë. Presidenti Vuciq duhet ta njoh Kosovën me këta kufij. Ne duhet të fokusohemi në vende pune e në qeverisje më të mirë, në luftimin e korrupsionit në vendet tona, në mënyrë që brezave tjerë tua lëmë paqen, e jo luftën për territore e kufij. I bëjmë thirrje Serbisë për pajtim. Babai juaj ka thënë: cdoherë për mikun që është në shtëpi të vetë. Jeni në shtëpinë tuaj. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë Amerikën e aleatët e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka falendëruar ish-presidentin Clinton për ndihmën që ia ofroi Kosovës.

“Mirë se keni ardhur në këtë tubim. Sot kjo ditë i ngjason jo qershorit, por verës 99 kur jemi bashkuar të lirë në Kosovë. Ka qenë kënaqësi me ec të lirë, në këto sheshe pasi ka përfunduar lufta. Faleminderit Baca Jashar. Për shumë kohë, breza kanë vuajtur për liri. Populli i Kosovës e priste ndihmën nga zoti. Qëndroni me popullin, me jasharat e UÇK’në. Spastrimi etnik dhe trnat e vdekjes u ndal nga ju president. Ju me avionë ndalët treenat e vdekjes. Sot një popull i rilindur, falë jush. Falë botës së popujve të lirë. Sot Kosova është atdheu i gjithë neve, i të gjithë komuniteteve. Të gjithë janë në shtëpinë e tyre”, ka thënë Haradinaj tutje.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale