Benefitet nëse lani fytyrën me uthull molle

Benefitet nëse lani fytyrën me uthull molle

Uthulla e mollës është një produkt biologjik që ofron benefite interesante për lëkurën. Falë përmbajtjes së saj të acideve dhe disa antioksidantëve, është ideale për të eliminuar njollat dhe puçrrat.

Ka shumë përdorime në kulinari, por mund të shërbejë edhe si një produkt i shkëlqyer bukurie, për shembull për të larë fytyrën.

Në vitet e fundit, uthulla e mollës ka marrë shumë famë, pasi shumë yje e kanë definuar si ‘sekretin’ e tyre për të qenë gjithmonë rrezatues.

Veç të tjerash, është një produkt që mund ta kenë të gjithë pasi është ekonomik dhe gjendet lehtë në treg.

Lufton sebumin e tepërt
Acidet organike që gjenden tek uthulla e mollës rregullojnë pH e lëkruës duke reduktuar prodhimin e tepërt të sebumit. Këto substanca kanë një efekt të fuqishëm veprues në lëkurë që redukton shkëlqimin dhe papastërtitë e saj.

Redukton aknet
Larja e fytyrës me uthull molle lejon largimin e toksinave që qëndrojnë tek poret. Për pasojë, aplikimi i rregullt i saj është një zgjidhje alternative kundra pikave të zeza dhe puçrrave.

Zbeh njollat e moshës
Uthulla e mollës përmban përbërje alfa-hidroksiacide ose AHA, në gjendje të largojnë qelizat e vdekura që shkaktojnë shfaqje të njollave të moshës. Pasi absorbohet nga lëkura e fytyrës, aktivizon qarkullimin dhe procesin e rigjenerimit të qelizave.

Kuron djegiet nga dielli
Larja e fytyrës me uthull molle gjithashtu zvogëlon agresionin e shkaktuar nga djegiet e diellit në plazh ose ato aksidentale. Falë vetive antioksidante dhe anti-inflamatore, përdorimi i saj i drejtpërdrejtë redukton djegiet dhe përshpejton procesin e shërimit të lëkurës.

Vepron si tonik
Një tjetër motiv interesant për të larë fytyrën me uthull molle është se ajo shërben si alternativë ndaj tonikut. Absorbimi i acidit acetik dhe alfa-hidroksik të saj mbyll poret dhe tonifikon indet duke shmangur varjen e lëkurës dhe rrudhat e hershme.

Parandalon infeksionet
Komponimet antimykotike dhe atnimikrobike që përqendrohen në uthullën e mollës mbrojnë lëkurën nga agjentë infektivë.
Është gjithashtu e përshtatshme për lëkurë të ndjeshme dhe ka efekte qetësuese që zvogëlojnë alergjitë.

Si të lajmë fytyrën me uthull molle?
Procesi nuk është i vështirë: duhet vetëm të keni uthull molle të pastër 100%, të papërpunuar dhe filtruar. Uthulla e papërpunuar dhe e pafiltruar përmban enzima natyrale, pektinë dhe oligoelemente thelbësore për mbrojtjen e lëkurës. Është e përshtatshme në kuzhinë, por edhe për aplikime të caktuara dhe preparate mjekësore.

Përbërësit:
5 lugë uthull molle organike (75 ml)
1 gotë ujë të ftohtë (250 ml)

Përgatitja:
Shtoni uthullën e mollës në gotën me ujë.
*Shënim: Gjithmonë duhet ta holloni uthullën e mollës me ujë pasi acidet e saj janë të forta dhe mund të irritojnë lëkurën nëse aplikohet direkt.

Metoda e aplikimit
Në mbrëmje, pasi të keni hequr grimin lani fytyrën me uthull molle të holluar në ujë. Bëni një masazh të lëkurës deri në absorbim të plotë dhe lëreni për gjysmë ore dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Përsëriteni aplikimin për 5 ditë me dy ditë ndërprerje.